Infermierja me të brendshme tek pacientë, tregon arsyen e çuditshme

Infermierja me të brendshme tek pacientë, tregon arsyen e çuditshme

12:19 22/05/2020

Një infermiere ruse që shkaktoi reagime negative pasi u fotografua teksa kujdesej për pacientët duke mbajtur veshur vetëm të brendshmet dhe veshjen e tejdukshme mbrojtëse ndaj virusit Covid-19,  pohoi se reagoi në këtë mënyrë thjeshtë sepse… kishte shumë vapë.

Edhe pse pacientët nuk shprehën pakënaqësi teksa 23-vjeçarja kujdesej për ta dhe u tërhiqte vëmendjen, stafi mjekësorë nuk e priti me entuziazëm.

Pas qarkullimit në rrjetet sociale të këtyre fotove, stafi ku ajo punonte nxori një rregullore të fortë sa i takon kodit të veshjes në ambientet e spitalit, ndërsa vetë ajo tha se e kishin detyruar që të mbyllte edhe rrjetet sociale.

Ata nuk e gjykuan të hijshme që një infermiere të tentojë të provokojë apo argëtojë pacientët me koronavirus, ndërkohë që në Rusi janë rregjistruar më shumë se 3 mijë viktima dhe më shumë se 318 mijë të infektuar.

Por ka pasur edhe reagime nga mjekë të tjerë të cilët e kanë mbështetur të renë, dukë thënë se në fakt nuk meriton që të ndëshkohet për këtë veprim. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo