Mijëra prindër në Zimbabve janë tashmë në mëdyshje nëse fëmijët që kanë rritur janë të tyret apo jo?  Është vërtet e pabesueshme, por një infermiere, ka rrëfyer se në 12 vjet ka shkëmbyer 5 mijë bebe.

Elizabeth Mëeëa ka vendosur ta tregojë krimin e saj, vetëm pasi zbuloi se vuante nga kanceri. “

E di që shumë shpejt do të vdes, dhe dua t’i kërkoj falje Zotit për atë që kam bërë

”- ka thënë ajo për mediat vendase.

“Dëshiroj të rrëfej mëkatet e mia para Zotit dhe para të gjithë njerëzve të prekur, sidomos atyre që kanë lindur në ‘University Teaching Hospital’ gjatë shërbimit tim”, Në 12 vitet që kam punuar në këtë repart shkëmbeva afërsisht 5000 foshnje.

Fëmijët e lindur midis viteve 1983 dhe 1995 duhet të kontrollohen dhe shanset janë që prindërit që kanë rritur këta fëmijë në këto vite mund të mos jenë prindërit biologjikë.”- ka deklaruar infermierja.

Ajo tha se e dinte që Perëndia do ta falte por kërkoi që të njëjtën gjë të bënin edhe prindërit e prekur. Infermierja pranoi se e nisi këtë histori si argëtim e më pas nuk shkëputej dot. Madje shtoi se akoma më shumë argëtohej kur dëgjonte se shumë gra besnike ndaj bashkëshortëve ishin divorcuar, pasi analizat e ADN së fëmijës nuk përputheshin me atë të babait. Deklarata e saj ka shokuar opinion në Zimbabve, dhe shumë prindër tashmë janë të shokuar, e do tu duhet t’u nënshtrohen analizat për të konfirmuar nëse fëmijët që kanë rritur janë vërtet të tyre?

Klan Plus