Rritja e sterilitetit tek çiftet e reja ka sjellë një interesim të numrit të grave që kryejnë fekondim artificial në Shqipëri. Sipas mjekut obstetër gjinekolog Avenir Balili, rreth 500 gra në vit zgjedhin këtë teknikë kur nuk mund të kenë një shtatzani natyrale.

“Interesimi i grave shqiptare për fekondimin artificial është rritur sidomos këto 10 vitet e fundit. Mund të paraqiten rreth 500 gra në vit”.

Për bluzat e bardha, 20 % e çifteve të reja kanë abuzuar në mënyrën e jetesës dhe ushqimit, duke shkaktuar infertilitetin tek femra ose tek mashkulli. Balili thotë se përveç infertilitetit, përhapja e fertilizimit in-vitro vjen për disa arsye.

“Një aryse aktuale dhe problematike në Shqipëri është rritjes së moshës së martesës dhe lindjes së fëmijës së parë. Gratë shqiptare, sidomos intelektuale, martohen gjithmonë e më vonë dhe fëmijën e parë e kërkojnë pas realizimit si profesioniste”.

Ndikim kanë edhe ndotja e mjedisit dhe rritja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Ndërkohë që më herët edhe sociologët kanë ngritur shqetësimin për uljen e numrit të lindjeve në vendin tonë, duke e lidhur atë me rritjen e moshës së martesës.

Tv Klan