Kryeministri Boris Johnson po vendoset në presion të vazhdueshëm për të ndihmuar familjet që po përballen me goditjen ekonomike

Rritja e çmimeve të ushqimeve ka bërë që inflacioni në Britani të rritet me 10% , një nivel kaq shumë i lartë që nuk ishte parë që prej 40 vjetësh.

Në muajin Prill, inflacioni arriti në normën 9.1% kjo edhe për shkak të konfliktit në Ukrainë e cila ka rritur ndjeshëm koston e jetesës në shumë vende. Ekonomistët shprehen se rritja e inflacionit me 10% tregon se nëse lufta do vijojë dhe nëse qeveria nuk ndërmerr masa për familjet ekonomia rrezikon recesionin.

Rritja e inflacionit po ushtron presion të mëtejshëm mbi politikëbërësit për të lehtësuar barrën mbi familjet, ndërkohë që komplikon detyrat e Bankës së Anglisë.

Banka e Anglisë tha javën e kaluar se inflacioni kishte të ngjarë të qëndronte mbi 9% gjatë muajve të ardhshëm përpara se të arrinte kulmin. Faturat e energjisë shtëpiake do të rriten përsëri. Qeveria britanike po bën gjithçka mundet për të luftuar një rritje të çmimeve, tha ministri i financave Rishi Sunak.

Çmimet për ushqimet dhe mallrat joalkoolike u rritën me 8.7% në Maj, rritja më e madhe që nga Marsi 2009 dhe duke e bërë këtë kategori shtytësin më të madh të inflacionit. Norma totale e inflacionit në Britani në Maj ishte më e lartë se në Shtetet e Bashkuara, Francë, Gjermani dhe Itali. 

Një ditë më parë më shumë se 40,000 punëtorët e hekurudhave dolën në grevë për të kërkuar paga më të mira dhe kushte pune të favorshme pune. Kryeministri Boris Johnson është nën presion për të bërë më shumë për të ndihmuar familjet britanike që po përballen me goditjen më të rëndë ekonomike në dekada.

Klan News