Ashley St. Clair ka zbuluar shifrën marramendëse që Elon Musk i ofroi për heshtjen e saj pasi solli në jetë fëmijën e tyre. Analiza e ADN-së ka përcaktuar se CEO i Tesla është 99.99% babai i vogëlushit.

26-vjeçarja deklaroi në muajin shkurt se kishte lindur një fëmijë me Elon Musk, i cili ka 14 fëmijë. Daily Mail shkruan se të martën, ajo ka zbuluar që fëmija quhet Romulus.

Musk nuk ka pranuar asnjëherë publikisht se djali është i tiji. Ai dhe influencerja janë në një betejë ligjore për atësinë.

St. Clair e cila më herët ka thënë se shefi i SpaceX i pagoi 2.5 milionë dollarë, zbulon se ai i ofroi 15 milionë dollarë dhe 100.000 dollarë në muaj për të mos deklaruar publikisht atësinë e fëmijës derisa ai të mbushë 21 vjeç.

Jared Birchall, një nga punonjësit e Musk, i tha se kjo është e ngjashme me atë që ai ka rënë dakord me nënat e tjera të fëmijëve të tij, përfshirë Grimes dhe Shivon Zilis.

Musk kërkoi që ajo ta lindte fëmijën përmes operacionit cezarian pasi beson se kështu fëmija mund të  ketë tru më të madh dhe mos të bëhej synet. St. Clair është hebreje dhe donte lindje naatyrale ndaj i refuzoi të dyja kërkesat, raporton The Wall Street Journal.

Ajo pranoi që emri i Musk të mos përfshihej në certifikatën e lindjes, por u përgatit paraprakisht duke punësuar një avokat.

Birchall i kërkoi influenceres të firmoste dokumentet që do të ruanin sekretin e atësisë në këmbim të 15 milionë dollarëve dhe më pas 100.000 të tjerave në muaj. Marrëveshja e ndalonte 26-vjeçaren të fliste keq për miliarderin, por jo anasjelltas.

Musk u përpoq të ndikonte tek ajo duke thënë se po kërcënohej me vdekje për shkak të mbështetjes së tij kundrejt Donald Trump. St. Clair refuzoi të firmoste./tvklan.al