Epidemiologët: Duhet përqindja e popullatës që është prekur nga ky mutacion

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, ministrja Manastirliu deklaroi se varianti britanik i koronavirusit ka mbërritur në vendin tonë. Lidhur me këtë epidemiologët shprehen se kanë shumë rëndësi detajet për përqindjen që dominon ky mutacion.

“Nuk ishte çështja ishte apo s’ishte. E dinim që ishte. Çështja është sa përqind e rasteve janë me këtë variant dhe sa po evoluon. Pra ka nevojë për një ndjekje dinamike për të kuptuar sa përqind të situatës po merr dhe po dominon varianti anglez në popullatën tonë ”, tha epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Epidemiologu Alimehmeti thotë se duhet shumë kujdes nga ana e qytetarëve, pasi studimet tregojnë se varianti i ri i covid transmetohet shumë shpejt.

“Shumë qartë e kanë evidentuar britanikët studimin e tyre që ka të njëjtat simptoma, të njëjtën kohëzgjatje, të njëjtën rëndesë të simptomave dhe ka të njëjtat gjasa riinfektimi. Ajo që ka ektra është fakti që është më i transmetueshëm. Ata thonë rreth 35%, por transmetueshmëria varet shumë nga popullata ku ndodhet dhe dinamikat e popullatës në fjalë”, tha ai.

Ulja e rasteve pozitive mund të jetë e përkohshme.

“Duke qenë se përqindja e pozitivitetit të testit është në rënie, dje u thye edhe 20%”, kjo mund të jetë thjesht edhe një moment”, tha Alimehmeti.

Për të konfirmuar praninë ose jo të mutacionit të koronavisurit, ISHP dërgoi 40 mostra analizash në Ankara dhe Londër për t’i testuar, pasi në vendin tonë nuk ka një laboratorë të tillë.

Klan News