Policia e Shtetit ka reaguar sërish sot, një ditë para protestës së opozitës në qendër të Tiranës.

Në një deklaratë thuhet se Policia e Shtetit ka administruar edhe informacione se persona të caktuar, me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestë.

Policia e Shtetit përsërit thirrjen drejtuar organizatorëve, që të distancohen nga zërat që inkurajojnë dhunë, si dhe nga personat me rekorde të rënda kriminale.

Në deklaratë u bëhet thirrje qytetarëve që nuk janë pjesë e protestës që të shmangin sa të jetë e mundur mjediset ku ajo do të zhvillohet. Policia e Shtetit përsërit se do të ketë kontrolleve të shtuara në disa akse kryesore rrugore.

Tv Klan