Norvegjezi Jakob Ingebrigtsen pati një nisje ëndrrash në karrierën e tij si olimpist. Ai vendosi një rekord të ri, mundi kampionin botëror Timothi Çeruijot dhe fitoi medaljen e artë në garën e 1500 metrave në Tokio 2020.

Vetëm 20 vjeç, kampioni evropian është fituesi i dytë më i ri në moshë i kësaj gare. Ai doli i pari në xhiron e parë, u kalua nga rivali kenian, por ruajti një distancë të afërt dhe në xhiron e fundit rimori kryesimin dhe fitoi.

Koha që e përfundoi garën ishte 3 minuta e 28 sekonda e 32 të qindat duke shënuar rekordit të ri olimpik. Medaljen e bronzit e fitoi britaniku Josh Kerr.

Ingebrigtsen është evropiani i parë që e fiton këtë garë që nga viti 1992 kur fitues u shpall spanjolli Fermin Caço.

Klan News