Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kjo është rruga “Budi” që përfshinë Qytetin Studenti dhe lagjen e mbushur me banorë të  ardhur. Shtëpitë e tyre sapo janë njohur nga bashkia si të ligjshme, ndaj kjo e fundit së bashku me Ministrinë e Punëve Publike dhe mbështetjen e deputetit të zonës, kërkon të përmirësojë kushtet. Rruga nga Qyteti Studenti e deri tek depo e ujit, do të shtrohet me fondet e qeverisë, që pritet të përfundojë brenda dy muajve.

Sot në këtë segment ka zbritur kryebashkiaku Rama, deputeti Angjeli dhe Ministri i Punëve Publike Spartak Poçi. Banorë e studentë ishin prezent në inaugurimin e rrugës së tyre. Firma e cila ka marrë përsipër kryerjen e punimeve është Karl Gega. Afërsisht 85 milion lekë do të përdoren për këtë rrugë, e cila afron banorët e rinj me qendrën./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti