Luhet ndeshja e parë në stadiumin që do të presë Tokio 2020

Vissel Kobe që në ekip ka emra si Iniesta, Villa, Podolski dhe Vermalen fitoi trofeun e parë në historinë e saj. Suksesi u arrit në finalen e Kupës së Perandorit ndaj Kashima Antlers, sfidë që përfundoi me rezultatin 2–0.

Një rol kyç luajti Andres Iniesta, i cili nuk e ka humbur klasin e tij. Në këtë përballje i dha lamtumirën futbollit David Villa, i cili i ka mbushur 38 vjeç. Një ndeshje feste, pasi u zhvillua në stadiumin e ri olimpik që do të presë lojërat Tokio 2020.

Arena që kushtoi 1 miliardë e 400 milionë dollarë mban 80 mijë spektatorë për ndeshjet e futbollit dhe 68 mijë për ato të atletikës.

Tv Klan