Finalja e Kupës së Mbretit në Spanjë ishte një ndeshje e denjë për një gjigand të futbollit. Andres Iniesta do të largohet nga klubi i tij katalan. Barcelona fitoi 5-0 në Wanda Metropolitano dhe mesfushori dhuroi spektaklin e radhës që u përshëndet nga të gjithë tifozët.

Asist, gol dhe ovacione në shkallët e stadiumit nga të gjithë të pranishmit dhe në fund ngritja e trofeut nga kapiteni, të atij që mund të quhet një legjendë. Kjo është kupa e 6 në palmaresin e tij, aty ku ndodhen edhe 8 kampionate spanjollë, 4 champions league, 3 botërorë për klubet, disa superkupa kombëtare dhe europiane.

Ka shumë klube që do t’i kishin zili trofetë e tij. Andres Iniesta është një prej atyre lojtarëve që pa shumë bujë janë bërë të pakrahasueshëm dhe vështirësisht të zëvendësueshëm. Megjithëse shumë fanatik për përkatësinë e tij katalanase, Iniesta është një simbol kombëtar i futbollit spanjoll.

I lumtur dhe i mallëngjyer njëkohësisht, tashmë Andres Iniesta shpreson që ta mbyllë sezonin me titullin kampion. Këtë herë e gjithë Spanja do të ngrihet në këmbë.

Tv Klan