Kur bëhet fjalë që një ndeshje futbolli të vendoset nga 11-metërshat, atëherë thuajse çdo gjë është në dorë të fatit. Kështu ndodhi me Spanjën. Favoritja e madhe e Botërorit ra pas Argjentinës dhe Portugalisë. Pas një rezistence të gjatë, rusët e çuan ndeshjen me penallti. Koke dhe Lago Aspas nuk u treguan të saktë. Rusia shkoi në gjysmëfinale, dhe një tjetër futbollist i madh u kthye në shtëpi pa trofe.

“Kam përfunduar këtë udhëtim personal që përfundoi pas një kohe të gjatë. Çdo gjë ka një fillim dhe një fund. Ndonjë hërë jo çdo gjë shkon siç e pret apo siç dëshiron. Është e vështirë, por ja që ky është momenti”.

Ashtu si Andres Iniesta, me shumë mundësi Botërorit të ardhshëm do t’i mungojë një brez i mirë lojtarësh të Spanjës që për shkak të moshës nuk do ta kenë mundësinë të përfaqësojnë kombëtaren e tyre. Gjashtë futbollistë i kanë kaluar të 30-at, disa të tjerë janë shumë pranë. Nëse Spanja u trishtua pas penalltive, Kroacisë i priu fati dhe u kualifikua për në çerekfinale.

Edhe kroatët ishin të pasaktë, por danezët gabuan një më shumë. Kalimi në fazën tjetër është historik. Gëzimi ishte aq i madh, sa Presidentja e vendit Kolinda Grabar Kitaroviç nuk u përmbajt por zbriti në dhomat e zhveshjes së stadiumit, për të përgazuar personalisht futbollistët dhe trajnerin e Kombëtares. Kroacia do të luajë kundër Rusisë në çerekfinale.

/tvklan.al