Spanjolli rinovon me Vissel Kobe: Këtu për të rritur skuadrën

Andres Iniesta ka marrë një dhuratë fantastike për ditëlindjen e tij të 37-të. Mesfushori spanjoll ka rinovuar edhe për dy sezone me skuadrën japoneze të Vissel Kobe, duke shtyrë kështu qëndrimin e tij në shtetin aziatik. Përmes një ceremonie madhështore, Vissel njoftoi rinovimin me Iniesta, i cili do vijojë të vesh fanellën e skuadrës japoneze deri në vitin 2023. Gjatë firmës, Iniesta shoqërohej nga pronari i klubit, Hiroshi Mikitani.

“Këtu në Japoni ndihemi si në shtëpinë time dhe jam shumë i lumtur që vazhdoj të drejtoj këtë projekt. Sfida e madhe është të vazhdosh ta bësh Vissel Kobe të rritet dhe unë do të bëj çmos për ta arritur atë”, është shprehur Andres Iniesta.

Me këtë ritme, Iniesta duket se do e mbyll tek Vissel Kobe karrierën futbollistike, ku më pas pritet të nis një tjetër stad, atë të trajnimit. Rinovimi u pagëzua me etiketën “Këtu për të qëndruar”, dhe u ilustrua me numrin 8 që spanjolli mban në shpinë. Iniesta së fundmi u kthye në fushë pas një dëmtimi që e la jashtë fushe për disa muaj.

Klan News