Iniesta rinovon me Vissel Kobe




Iniesta rinovon me Vissel Kobe

15:05 11/05/2021

Do të luajë deri në 2023 në Japoni

Andres Iniesta nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli. Ish-kapiteni i Barcelona rinovoi me Vissel Kobe në Japoni ku luan prej vitit 2018. Marrëveshja e re vlen deri në 2023 kur Iniesta do të jetë 39 vjeç. Njoftimi i kontratës dhe u bë e ditur në ditën e lindjes së tij.

Iniesta tha se ndjehej ende i fortë dhe se do ta mbyllte karrierën me këtë ekip. Me Vissel Kobe mesfushori spanjoll ka fituar Kupën e Perandorit dhe Superkupën e Japonisë.

Natyrisht një objektiv është edhe titulli dhe përfaqësimi sa më i mirë në Champions League e Azisë ku debutoi sezonin e kaluar dhe shkoi deri në gjysmëfinale.

Në total Andres Iniesta përfshi karrierën me përfaqësueset e Spanjës që nga moshat dhe me Barcelona numëron 37 trofe.

Tv Klan





Të ngjashme