Inis Neziri, super talentja që fitoi çmimin e madh në Rusi

Posta

Inis Neziri, super talentja që fitoi çmimin e madh në Rusi

21:59 27/09/2019

Inis Neziri na bëri krenarë në festivalin “New Wave” në Rusi ku fitoi çmimin e parë.

E reja shqiptare arriti të mundte të gjithë konkurrentët duke zënë vendin e parë me 280 pikë, sipas rezultateve të publikuara nga faqja zyrtare e festivalit.

Për disa netë rresht, këngëtarja shqiptare u vlerësua me pikët maksimale nga juria. E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, ajo rrëfeu aventurën e saj në Rusi.

“Dallga e re” kështu quhet çmimi i parë dhe i madh. Këndova një këngë në rusisht dhe një në shqip. Më informuan menaxherët e mi, duke qenë se ishin ato që më çuan tek “Dreri i Artë” vjet kur e fitova. Duke menduar për të hipur në skena më të mëdha, menduam se “New Wave” do ishte tamam ajo që ne na duhej. Duke qenë se është një festival shumë prestigjioz dhe Rusia është gjysma e botës, menduam të merrnim pjesë.

Rusia është vend shumë i madh dhe ne ishim rreth 2 orë larg Moskës. Ishin gjithsej 13 konkurrentë, ishin nga e gjithë bota. Ishin rreth 3000 persona që bënë audicione dhe u fituan vetëm 13. Në juri kishte këngëtarë shumë të njohur, tekstshkrues dhe gazetarë. Ishin 4 ditë festival dhe 13 ditë prova”, tha këngëtarja Neziri./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi