Një turiste është kafshuar nga një peshkaqen teksa po notonte në det në Karolinën e Jugut, SHBA, pasi injoroi frikën e nipit të saj.

Karren Sites, 55 vjeç, nga Pittsburgh, Pensilvani, bëri një vizitë në Myrtle Beach në Karolinën e Jugut me burrin dhe nipërit e saj muajin e kaluar.

Por ndërsa Karren po notonte një ditë pas mbërritjes, ndodhi fatkeqësia. Ajo tha për The Independent se nipërit e saj kishin shprehur frikën e tyre se mund të kishte peshkaqenë në det.

Një peshkaqen doli nga uji dhe kafshoi krahun e Karrenit, ndërsa nipi i saj tetë vjeçar, Britan, po e shikonte.

Ajo tha: Ndjeva një lloj dhimbjeje të fortë në krahun tim të djathtë, dhe mendimi im i parë ishte: Është çdo gjë tjetër veçse një peshkaqen. Shikova poshtë dhe në krahun tim ishte ngjitur një peshkaqen.

Karren tha se peshkaqeni ia lëshoi ​​krahun dhe ajo ishte në gjendje të kthehej në breg, ku një punonjës i ndihmës së parë i dha ndihmë, duke i larë krahun.

Më pas ajo u dërgua në spital, ku u vlerësua për dëmtime. 55-vjeçarja mundi t’i shpëtonte plagëve, duke pësuar vetëm dëmtime në gishtin e unazës, por ajo u këshillua që për shkak të dëmtimit të tendinit dhe nervit, krahu i saj mund të të mos funksionojë përsëri plotësisht.

Nipi i saj u prek emocionalisht nga ngjarja dhe kishte mbetur “i traumatizuar” nga ajo që ndodhi. /tvklan.al