Reduktohet numri i insekteve në të gjithë botën. Sipas një raporti të publikuar në revistën ‘Biological Conservation’, mbi 40% e tyre po zhduket, ç’ka në të ardhmen do të sjellë një kolaps në të gjithë ekosistemet.

Shkalla e zhdukjes së insekteve, sipas ekspertëve, është tetë herë më e madhe se ajo e gjitarëve, zogjve dhe zvarranikëve. Ndër insektet më të prekura të cilët po shfarosen dalëngadalë janë fluturat dhe brumbujt. Shifrat e publikuara në këtë raport tregojnë se të gjithë llojet e specieve mund të zhduken brenda një shekulli.

Shkaqet kryesore që kanë ndikuar në këtë zhdukje janë urbanizimi, përdorimi pa kriter i pesticideve, ndotja si  dhe ndryshimet klimatike. Insektet mbeten ndër speciet më të dosmosdoshme në planetin tonë pasi ndihmojnë në  funksionimin e duhur të të gjithë ekosistemeve, shërbejnë si ushqim për krijesat e tjera dhe gjithashtu si riciklues të lëndëve ushqyese.

Klan Plus