Në Kosovë u zbulua së fundmi një insekt i njohur me emrin Porpotamophylac Coronavirus. Zbulimi u bë nga profesorët e Universitetit të Prishtinës.

Lajmi mori dhenë edhe në Rusi, madje atje, vendit të origjinës së insektit po i referohen si Republika e Kosovës, një gjë jo e zakontë nga shtetit rus.

Vetë autori Halil Ibrahimi po thotë se kjo ishte diçka e papritur dhe ndihet i befasuar me këtë zhvillim.

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare po vlerësojnë se kjo ishte vetëm një lëshim i organizatave ruse, por që nuk ka ndikim në vendimet e diplomacisë së këtij shteti./klankosova