Ekzekutimi në Elbasan nga vrasës profesionist, sekuestrohen kamerat pranë vendit të krimit

Silvana Caka bashkëshortja e 41-vjetarit Everest Alias që u ekzektua në Elbasan ka dëshmuar para hetuesve. Ajo ka rrëfyer momentin se si u krye atentati ndaj bashkëshortit të saj i cili humbi jetën në vend pasi u godit nga 15 plumba. Silvana para hetuesive tha që sapo kishin dalë nga shtëpia e prindërve të saj ku ishin për vizitë, 50 metra larg banesës, në rrugicë një makine tip benz i ka goditur nga mbrapa.

Ajo tregoi se fillimisht dyshuan për aksident edhe ndaluan. Në gjendje të rëndë psikologjike ajo u shpreh se një person i veshur me të zeza është afruar të xhami i makinës dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të bashkëshortit të saj.

Silvana Çaka nuk ka mundur t’u tregojë hetuesive se cili ishte autori i ngjarjes pasi nuk arriti ta dalloje atentatorin.  Gruaja ka thënë që Everesti kishte marrë disa plumba në qafë, krahë e kraharor. Ndërsa ajo mori një plumb në dorë. Pas ngjarjes ajo ka dalë nga makina duke kërkuar ndihmë. 

Por cilat ishin orët e fundit të jetës së Everest Çakës dhe intenerari që ai ka ndjekur?

Burime thonë që ai ka marrë fillimisht bashkëshorten nga puna  e cila punon në një institucion shtetëror. Pasi  drekuan çifti është nisur nga shtëpia e tyre që ndodhte pas gjykatës së vjetër të Elbasanit dhe kanë shkuar tek banesa e prindërve të Silvanës, në lagjen Skënderbej aty ku u krye edhe atentati.  Everest Çaka kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja, ku jetonte prej kohësh. Sipas uniformave blu të Elbasanit automjeti i autorëve ishte i vjedhur, ndërsa u gjet e skrumuar pak kohë pas vrajses në Golem.

Pas zbardhjes së intenterit të lëvizjes që ka kryer viktima, policia do të sekuestrojë kamerat e sigurisë të të gjitha bizneseve për të bërë të mundur identifikimin e ekzekutoreve që dyshohet të jenë dy persona. Efektivet kanë dyshime se autoret e kanë ndjekur Çakën dhe i kanë zënë pritë.

Shkak i ekzekutimit dyshohet të jetë e shkuara e 41-vjeçarit, i cili kishte lidhje me shumë persona që janë vrarë ndër vite në Elbasan. Por grupi i hetimt nuk ka përjashtuar as pistën e prishjes së pazareve të drogës.

Klan News