Qytetaret të rezervuar për vaksinën anti-COVID

Inspektorati shëndetësor në Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar kontrolle inspektuese nëpër COVID-qendrat e vendit, pas raporteve dhe denoncimeve për rritjen e vdekshmërisë nëpër spitale, parregullsi gjatë mjekimit dhe kushteve ku trajtohen pacientët.

Një pjesë e tyre tashmë ka përfunduar dhe janë iniciuar mbikëqyrje nga ekspertë të MSH-së. Do të thotë procedura vazhdon. Në Manastir raporti për vdekjen e 13 pacientëve përfundoi për 24 orë, kurse Drejtores i është urdhëruar të gjejë hapësirë përkatëse ku do të ruhen personat e pajetë

Në vazhdën e përgatitjeve për vaksinimin e popullatës, autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut thonë se do të iniciojnë një fushatë informimi dhe edukimi të popullatës për vaksinat anti-COVID. Qytetarët shprehen të rezervuar nëse do ta marrin këtë vaksinë.

Ekziston shqetësim, e saktë, megjithatë peshojeni cila është dobia, cila jo. Unë jam në kategorinë e të sëmurëve kronikë, mendoj se është më e sigurt, të mbrohem sadopak”.

Nuk e di, nuk jam e informuar. Ta shohim cila kompani i prodhon, si, çfarë, pastaj mund të flas”.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut, shifrat e të prekurve dhe viktimave vazhdojnë të jenë të larta. Raporti i fundit i MSH-së flet për 946 raste dhe 33 viktima. Në total janë afro 64.00 të infektuar kurse numri i viktimave shkon në 1825.

Tv Klan