Vendimi i Gjykatës së Durrësit që liroi Alket Hatiajn, të dënuarin me 20 vite burg për trafik droge në Itali, do të kalojë në sitën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në grup inspetorësh kanë zbarkuar në gjykatën e qytetit bregdetar, ku kanë sekuestruar vendimin e zbardhur si dhe praktikën që është ndjekur në lirimin e 43 – vjeçarit.

Ndërsa nga prokuroria e këtij qyteti do të kërkohen arsyet përse është kundërshtuar lirimi.

Alket Hatija u arrestua në 10 Korrik në Durrës, pasi rezulton i kërkuar nga drejtësia italiane.

Gjykata e Milanos në vitin 2015 e kishte dënuar me 20 vite burg si nga një nga drejtuesit e një organizate që trafikonte kokainë dhe heroinë.

Por Gjykata e Durrësit e liroi me argumentin se 43 – vjeçari e kishte vuajtur këtë dënim dhe nuk mund të mbahet në burg për të njëjtin fakt penal.

Sipas vendimit Hatija është arrestuar në 2008 në Shqipëri dhe u dënuan me 10 vite e 8 muaj burg. Sipas avokatit, burgu i kryer në Shqipëri ka të bëjë pikërisht me dënimin e dhënë në Itali në vitin 2015.

Pas uljeve të dënimit dhe përfitimit nga amnisti të ndryshme në 2014, ai la qelinë. Prokuroria ka ankimuar vendimin e lirimin në Gjykatën e Apelit të Durrësit, e cila pritet ta shqyrtojë kërkesën në ditët në vijim.

Tv Klan