Inspektorët e Tatimeve marrin ryshfet edhe nga bizneset e ndershme. Korrupsioni i një punonjësi në Srejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është denoncuar mbrëmjen e së martës në emisionin Stop, në Televizionin Klan.

Përmes një videoje të regjistruar nga një biznes i vogël në bashkëpunim me gazetarët e emisionit tregohet se si inspektori tatimor i merr 100 mijë lekë të vjetra një biznesmeni, të cilit nuk i është gjetur asnjë shkelje.

Në video tregohet qartë se kjo nuk është hera e parë që inspektori merr para ndaj biznesit, por shuma që paguan ishte duke u kthyer në një “rrogë” mujore për të.

Tatimori e siguron biznesin se nëse vjen një grup kontrolli dhe ai do të jetë pjesë, nuk do të penalizohet edhe nëse i gjenden shkelje.

Tv Klan