Instagram ka zgjatur sekondazhin e”Reels” në mënyrë që përdoruesit të kenë mundësi të krijojnë video më të gjata. Sipas njoftimit të kompanisë në “Twitter”, tani gjatësia maksimale e një videoje në “Reel” është 60 sekonda.

Versioni i mëparshëm lejonte video deri në 15 sekonda, më pas u rrit në 30. Ndërkohë rivali i Instagram, Tik Tok i lejon përdoruesit të krijojnë video me gjatësi deri në 3 minuta.

Një tjetër risi e Instagramit është mbrojtja ndaj përdoruesve adoleshentë nga mosha 16 vjeç ose më të vegjël, do të kenë një llogari private, pa mundur ta kthejnë në publike./tvklan.al