Rrjeti social Instagram ka bllokuar llogaritë e disa komandantëve të Gardës Kombëtare Revolucionare të Iranit. Ky veprim sipas zyrtarëve të Instagramit është në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit.
Gjithashtu janë bllokuar edhe llogaritë në gjuhën angleze të mbështetësve të udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.
“
Ne punojmë me autoritetet qeveritare për të siguruar përmbushjen e detyrimeve tona ligjore, përfshirë edhe ato që lidhen me vendimet e fundit për Gardën Revolucionare të Iranit”
, tha një zëdhënës i rrjetit Instagram.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 8 Prill e shpalli Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë të huaj terroriste.
Facebook, Twitter dhe Telegrami janë të ndaluara në Iran duke e bërë Instagramin të vetmin rrjet social në të cilin kanë qasje iranianët.
/REL