Bashkimi Amerikan për të Drejtat dhe Liritë (ACLU), kohët e fundit zbuloi disa prova që ndaluan Twitter, Facebook dhe Instagram ndarjen e të dhënave me Geofeedia, një firmë e cila akuzohet për mbledhjen e të dhënave të rrjeteve sociale në mënyrë të paligjshme dhe ndarjen e informacionit me agjencitë të cilat dënojnë ata që nuk zbatojnë ligjin.

Geofeedia, një analitik i cili bazohet tek vendndodhja, e reklamon teknologjinë e tij për agjencitë e zbatimit të ligjit. Sipas ACLU, është përdorur për qëllime si monitorimi i protestës “Black Lives Matter” në Ferguson, Missouri dhe Baltimore, Maryland.

ACLU e pjesës veriore të Kalifornisë zbuloi praktikën pasi kërkoi informacione të dhënash publike nga 63 agjenci të zbatimit të ligjit në Kaliforni.

Sipas Matt Cagle, avokat i të drejtës civile politikave lirive për ACLU e pjesën veriore të Kalifornisë, dokumentet zbuluan se Instagram i kishte siguruar Geofeedias akses në postimet e përdoruesve të tij, derisa kjo praktikë u ndërpre muajin e kaluar

Të dhënat tregojnë gjithashtu se dhe Facebook i siguroi Geofeedias akses për një sërë postesh publike që përmendnin një temë të veçantë.

Protestuesit e shënjestruar

Brandi Collins, drejtoresha e fushatës Color of Change e cila është bashkuar me ACLU, vuri në dukje se Facebook e shkëputi marrëveshjen e tij me Geofeedian për shkak se kishte shkelur rregulloren e Facebook, në lidhje me ndarjen e informacionit.

Vendimi i Facebook për të braktisur marrëveshjen, erdhi kur pa se metodat e Geofeedias iu dukën ilegale, tha Collins për TechNeësËorld.

“Më gjerësisht, ne duhet të shqetësohemi për pjesën se komisariatet e policisë janë duke humbur burimet kritike publike për monitorimin e profileve të mediave sociale të njerëzve në komunitetet e tyre”, tha ajo.

“Geofeedia vazhdon të mburret për suksesin e saj të monitorimit të protestuesve në Ferguson”, u shpreh Collins.

/tvklan.al