Instagram ka njoftuar se është krijuar një opsion që i mundëson përdoruesve të filtrojnë automatikisht mesazhe abuzive nga ata që nuk i ndjekin në profilin e tyre.

Mesazhet e drejtpërdrejta (DM) që përmbajnë fjalë ose emoji që konsiderohen fyese do të hiqen. Ky opsion do të jetë i disponueshëm në MB, Francë, Irlandë, Gjermani, Australi, Zelandën e Re dhe Kanada brenda disa javësh.

“Për shkak se DM-të janë biseda private, ne nuk kërkojmë në mënyrë proaktive për gjuhë urrejtjeje apo ngacmime në të njëjtën mënyrë siç bëjmë diku tjetër”, është shprehurInstagram.

Instagram u këshillua me grupe anti-diskriminim dhe anti-ngacmim për të kuruar një listë të termave, frazave dhe emoji-ve që konsiderohen fyese.

Për shembull, Klubi i Futbollit i Liverpool kritikoi platformën pasi disa nga lojtarëve të saj iu dërguan emoji me majmunë.

Përdoruesit gjithashtu mund të shtojnë përkufizimet e tyre në këtë listë, përmes seksionit “Fjalët e fshehura të cilësimeve të privatësisë së aplikacionit”. Kjo veçori ekziston tashmë për të filtruar abuzimin në komentet në postimet në Instagram. /tvklan.al