Instagram ka vendosur të ndalojë punën për krijimin e një formati për fëmijë të platformës sociale. Ky format i menduar për moshat deri në 13 vjeç ka hasur në kundërshtime. Kjo erdhi pas një raporti nga Facebook, në të cilin rezultoi se Instagrami ishte i dëmshëm për shëndetin mendor të vajzave të reja dhe sidomos për adoleshentët në përgjithësi.

Në Mars 2021 kompania njoftoi se ishte në zhvillim e sipër të Instagram Kids, por mori kritika të shumta nga anëtarë të Kongresit të cilët e urdhëronin ta ndalte menjëherë, ndjekur nga 44 avokatë të përgjithshëm të shtetit dhe një numër organizatash për fëmijët.

Dhe kërkesa e tyre është zbatuar pasi Facebook njoftoi se krijimi i Instagram Kids është ndalur. Sipas njërit prej përfaqësuesve, “do të kenë kohë të mjaftueshme për të punuar me prindër, ekspertë, rregullatorë dhe do të dëgjojnë shqetësimet e tyre për të demonstruar vlerën dhe rëndësinë e këtij projekti për fëmijët në botën online”.

Përfaqësuesi u shpreh se ka shumë fëmijë nën 13 vjeç që përdorin platformën dhe një aplikacion i dedikuar do të ofronte më shumë opsione sigurie. Rrjeti social po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes së kontrollit prindëror për mosha 13-18 vjeç./tvklan.al