Adoleshentët s’do të mund të përdorin disa nga opsionet e Instagram pa lejen e prindërve, sipas përditësimit të ri të aplikacionit.

Meta njofton se përdoruesit nën 16 vjeç nuk do të mund të bëjnë video ‘live’ pa miratimin e prindërve.

Gjithashtu atyre do u duhet leja e tyre pë  të ç’aktivizuar një opsion në seksionin e mesazheve, i cili sfumon automatikisht fotot që mund të kenë përmbajtje nudo.

Përditësimi është një zgjerim i sistemit Teen Accounts që Meta po e aplikon edhe në Facebook e Messenger.

Programi u prezantua në shtator që prindërit të kishin më shumë mundësi për të mbikëqyrur aktivitetin online të fëmijëve.

Meta tha se rreth 54 milionë adoleshentë janë kategorizuar në Teen Accounts dhe ndryshimet e fundit do të aplikohen së pari te përdoruesit në Mbretërinë  e Bashkuar, SHBA, Kanada dhe Australi.

Masa të tjera të cilat tashmë kanë hyrë në fuqi janë: kalimi i llogarive në statusin privat, bllokimi i mesazheve nga të panjohurit, kufij striktë ndaj përmbajtjeve sensitive, njoftime për shkëputje nga ekrani dhe njoftime të kufizuara gjatë orarit të gjumit./tvklan.al