Instagram Reels shton formatin Dual




Instagram Reels shton formatin Dual

17:28 25/07/2022

Për të rritur popullaritetin mes përdoruesve, Instagram ka prezantuar një format të ri për Reels, të quajtur Dual.

Kamera e parme dhe ajo e pasme e celularit mund të përdoren njëkohësisht për të filmuar diçka, shoqëruar nga reagimi për të. Të dyja shfaqen së bashku në ekran, në mënyrë të ngjashme me një transmetim Twitch.

Platforma ka shtuar gjithashtu edhe Templates dhe të gjitha videot që kanë një gjatësi më pak se 15 minuta, quhen Reels.

Për të krijuar një video Dual, klikoni opsionin me shenjën e plusit, më pas Reels. Në anën e majtë shfaqen shumë ikona, por zgjidhni shigjetën me drejtimin për poshtë. Klikoni ikonën e kamerës ku shkruhet Dual  dhe nisni regjistrimin duke klikuar shenjën e Reel në qendër. Pasi të mbaroni, mund të shtoni efekte apo muzikë./tvklan.al










Të ngjashme