Tanimë mund të postoni video në Instagram më të gjata se 1 minutë. Kjo është risia e re që sjell gjigandi i rrjeteve sociale, falë IGTV.

IGTV është si një aplikacion më vete. Me këtë risi Instagram pretendon të sfidojë YouTube, por ndryshe nga kjo e fundit, IGTV është vetëm për video vertikale, full screen.

Nëse hapni një llogari do të shfaqet ngjitur me Story Highlight. Risia e re është e ngjashme me ‘live videos’, vetëm se janë vertikale dhe mund të lihen komente.

IGTV u prezantua të mërkurën dhe i kaloi menjëherë 1 miliard përdorues. Kjo vjen si zgjidhje e problemit të krijuesve dhe kërkesës për video më të gjata.

Klan Plus