Instagram ka nisur testimin e një opsioni të ri që tregon kur aplikacioni ka probleme. Kjo masë është ndërmarrë pas bllokimeve të fundit të platformave sociale në pronësi të Facebook.

Sipas platformës, në panelin e njoftimeve të përdoruesve do të shfaqet një lajmërim që i njofton ata për problemet teknike dhe për momentin kur ato zgjidhen.

Ashtu siç ka vepruar gjithnjë me opsionet e reja, opsioni do të testohet mbi një numër të vogël përdoruesish në SHBA dhe nëse është funksional do të përhapet për të gjithë.

Nëse do të ketë sukses, një opsion i ngjashëm mund të krijohet edhe për Facebook. Në të njëjtin njoftim, Instagram tha se do të shtojë “Account Status” që njofton përdoruesit kur përmbajtja e tyre është e papërshtatshme apo në rrezik për t’u mbyllur./tvklan.al