Një shqiptar është në qendër të vëmendjes së mediave në Angli. Prej kohësh Valjet Pepaj është i burgosur në Angli, por ai ka arritur që të fusë një telefon në qeli.

Pepaj nuk ngurron as të publikojë foto në mediat sociale, ku është një përdorues i Instagrami. Sunday Telegraph shkuan se bëhet fjalë për shqiptarin me origjinë nga Shkodra, i dënuar për trafik heroine.

Pepaj është dënuar me 27 vite burg, por mund të marrë dhe një dënim tjetër për thyerjen e rregullave të burgjeve pasi ka futur telefon në qeli.  

Media britanike veprimin e shqiptarit e konsiderojnë si tallje me sistemin e burgjeve. Po ashtu Sunday Telegraf shkruan se Pepaj edhe pse është në burg komunikon me vajza  të ndryshme dhe u thotë se do të dalë nga burgu shumë shpejt.  

Valjet Pepaj u dënua në 2018 pasi pranoi akuzat për trafik të 50 kg drogë me vlerë 2 milionë Paund dhe cilësohet si kreu i një organizate kriminale./tvklan.al