Kushdo që përdor rrjetin social Instagram tashmë do ketë mundësinë që të seleksionojë çdo fjalë që i duket e pa përshtatshme ose shqetësuese dhe të fshijë çdo koment që përmban shprehje jo pozitive.

Kjo risi e re ka për qëllim që t’i vijë në ndihmë përdoruesëve, të cilët tashmë mund të “fshehin” çdo koment që ka si përmbajtje edhe fjalë si “i/e shëndoshë” ose “veshë të mëdha”, me qëllim ardhjen në ndihmë atyre që kanë komplekse për pjesë të caktuara të trupit.

Gjithashtu, ky opsionin synon që të ndihmojë ata të cilët bien ‘pre’ e tallësve, duke ia “qepur atyre gojën” me më shumë se një buton.

insta1

Kevin Systrom, bashkë –themeluesi i Instagram tha se dëshiron që komuniteti të qëndrojë “pozitiv dhe i sigurt”./tvklan.al