Vizitorët në Paris u befasuan të Dielën në Champs-Elysees ndërsa dhjetëra punëtorë filluan të mbështjellin fasadën Harkut të Triumfit një instalim, pas vdekjes së artistit të njohur si Christo pranë kësaj vepre.

Punëtorët do të punojnë rreth harkut 50 metra të lartë të shekullit të 19-të, për të vendosur 25,000 metra katrorë mbështjellës plastik blu dhe të argjendtë, të riciklueshme, instalacion që do të do të shfaqet midis 18 shtatorit dhe 3 tetorit.

Ideuar dekada më parë në vitin 1961 nga artisti i ndjerë me origjinë bullgare Christo dhe gruaja e tij si dhe artisti tjetër Jeanne-Claude sot ky intalim po merr jetë falë nipit të tij Vladimir Yavatchev me një kosto prej rreth 14 milion eurosh.

“Sfida më e madhe për mua është fakti që Christo nuk është mes nesh. Më mungon entuziazmi i tij, kritikat dhe energjia e tij. Kjo, për mua, është me të vërtetë sfida më e madhe”, tha Yavatchev për Reuters.

Christo Javacheff i cili kaloi një pjesë të jetës së tij në Paris dhe në Nju Jork, dikur mori me qira një dhomë të vogël pranë rrugës së famshme Champs-Elysees pasi u transferua në Paris në 1958. Në vitin 1961, tre vjet pasi u takuan në Paris, Christo dhe Jeanne-Claude filluan të krijojnë vepra arti në hapësirat publike. Një nga projektet e tyre ishte të mbështillnin një ndërtesë publike.  

Në vitin 1962, ai bëri një fotomontazh të Harkut të Triumfit të mbështjellë, parë nga Avenue Foch dhe në 1988, një kolazh. 60 vjet më vonë, projekti më në fund do të konkretizohet.  Projekti Harku i Triumfit që përfshin monumentin më të vizituar në Paris që afrohet mbi një skaj të Champs-Elysees, do t’i lejojë akoma turistët të vizitojnë objektin dhe tarracën e tij panoramike. 

Klan News