Ankesat për mungesën e aparaturave dhe medikamenteve për trajtimin e të sëmureve me tumore e kanë shtuar vëmendjen e qeverisë për këtë kategori të sëmurësh. Për t’i shërbyer përmirësimit të kujdesit shëndetësor për këta të sëmurë, duket se do të shërbejë dhe instalimi i akseleratorit të dytë linear në QSUT i cili është shoqëruar dhe me një ceremoni ku prezent ishte dhe Kryeministri Edi Rama.

Në kushtet kur në QSUT kishte vetëm një aparaturë të tillë, çdo ditë trajtoheshin 45 të sëmurë me tumor, aktualisht me vendosjen e akseleratorit të dytë numri pacientëve do të dyfishohet.

Një tjetër hap që ju vjen në ndihmë të sëmurëve me tumore ishte dhe vendosja në skemën e ilaçeve të rimbursuara të herceptinës, medikamentin e domosdoshëm për trajtimin e tumoreve të gjirit i cili përveç se kushton, në shumë raste edhe mungonte në QSUT.

Tv Klan