“Burrat më elegantë, vetëm 18.1% e tyre kanë këtë problem në vendin tonë”

Sipas të dhënave të INSTAT dhe Eurostat, Shqipëria renditet e treta në Europë për nivelin e lartë të obezitetit të grave me 24.4%, pas Irlandës 28.1% dhe Maltës 24.5%.

Ndërsa nga vendet e rajonit të dhënat janë vetëm për Serbinë, ku përqindja e grave që konsiderohet obeze është 11.8%.
Sipas Eurostat nivelin më të ulët të obezitetit në Europë te gratë e kanë rumunet me 8.3% dhe 11.4% italianet.

Në Shqipëri, INSTAT dhe Eurostat thekson se obeziteti te burrat është më i ulët sesa te gratë, me 18.1% e meshkujve. Obeziteti më i lartë në Europë te meshkujt është në Maltë me 29.7%, Irlandë me 24.5% dhe 23.7% në Hungari.

Ashtu si te gratë edhe për burrat në Europë niveli më i ulët i obezitetit është në Rumani me 9.9% dhe Itali 11.6%.

Dieta e pakontrolluar dhe mungesa e aktivitetit fizik po i çon shqiptarët me shpejtësi drejt obezitetit.

Klan News