Defiçiti tregtar u rrit në muajin Shtator të këtij viti me 10,6 %, krahasuar me Shtatorin e një viti më parë, duke arritur në 27 miliardë lekë.

Të dhënat janë publikuar nga Instituti i statistikave sipas të cilit në krahasim me vitin 2015, deficiti në këtë periudhë u zgjerua, ndërsa krahasuar me muajin Gusht të këtij viti shënoi ulje.

Në analizën e bërë për tregtinë e jashtme, lidhur me eksportet, INSTAT thotë se ato shënuan rritje, si në krahasim me një vit më parë, por edhe në krahasim me muajin Gusht.

Rritje në të dyja periudhat e marra në krahasim shënuan edhe importet e mallrave nga jashtë.

Sipas INSTAT, në Shtator 2016 importet arritën në  47 mld lekë .

Rrija e eksporteve të mallrave shqiptare është ndikuar kryesisht nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” , “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” “Ushqim, pije, duhan”.

Ndërsa në rritjen e importeve të mallrave nga jashtë  ndikim kanë dhënë grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale, makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”  dhe “Tekstile këpuce.”

Tv Klan