Defiçiti tregtar shënoi rritje me 5% në Janar të këtij viti, krahasuar me Janarin e vitit të kaluar. Sipas INSTAT, viti ka nisur me bilanc negativ, si për mallrat e eksportit ashtu edhe për të importit.

Eksportet shqiptare drejt vendeve të tjera ranë me 7,8 % në krahasim me Janar 2015

Edhe importet pësuan renie në krahasim me Janarin e vitit të kaluar, ndërsa në raport me Dhjetorin ulja arriti në 48 përqind.

Sipas INSTAT, Kosova është një nga vendet me të cilat eksportet shqiptare kanë pasur uljen me të madhe me 7. 4%. Ndërsa rritje e dukshme e eskporteve vërehet me Hungarinë.

Sipas INSTAT, në Janar rënie më të madhe të eskporteve kanë shënuar kryesisht lëndët djegëse, mineralet dhe energjia.

Përsa i përket importeve në Janar u importuan më pak materiale ndërtimi, produkte kimike, ushqime, pije dhe duhan.

Tv Klan