“Rritja e çmimeve e ndikuar nga shtrenjtimi i ushqimeve”

Ritmi i rritjes së çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm në Shqipëri në muajin tetor. Sipas të dhënave të INSTAT çmimet u rritën me 3.8% në muajin e dhjetë të vitit nga 4.1% që ishte rritja në shtator. Ky është dhe niveli më i ulët që prej shkurtit të vitit 2022, kur inflacioni shënoi 3.9%.

Pavarësisht këtij ngadalësimi, çmimet e ushqimeve kanë mbetur të larta. Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,64 pikë përqindje. Zarzavatet, qumështi, djathi dhe veza kanë njohur rritjen më të madhe.

Tv Klan