“Këto të dhëna janë krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit 2022”
Në Anketën e Forcave të Punës, të dhënat tregojnë se shkalla zyrtare e papunësisë në tremujorin e parë të këtij viti për popullsinë 15 vjeç e lart, shënoi një ulje me 0.4 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e parë të 2022.
Nga të dhënat e INSTAT, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, shkalla e papunësisë është ulur me 0,4% për burrat dhe me 0,6 pikë përqindje për gratë.
Më konkretisht, INSTAT në publikimin e fundit bën të ditur se shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10.6% dhe për gratë 11.1%. Ndërsa referuar të dhënave sa i përket grupmoshave, shkalla e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 22.5%. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë është rritur me 1.8 pikë përqindje.
Shkalla e papunësisë për grupmoshën 30-64 vjeç është 7.8%, pra në terma vjetorë ky tregues është ulur me 1 pikë përqindje.
Në publikimin e INSTAT, thuhet se të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 69,3% të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e kësaj grupmoshe 3,6 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Ndërsa në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 16,1% të popullsisë ekonomikisht të papunë.
Klan News