Sejko: Në verë pritet shëndoshje ekonomike

Pavarësisht rënies ekonomike që do pasojë kriza e shkaktuar nga pandemia, vera do të sjellë sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, shëndoshje të financave në vend.

Në raportimin vjetor që krerët e institucioneve zhvilluan me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, duke iu referuar shifrave, thotë se situata paraqitet optimiste sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kreu i KLP-së Gent Ibrahimi i kujtoi Kuvendit detyrimin që ka për të shqyrtuar dekretin e presidentit, që mban peng rritjen e pagave për prokurorët e SPAK. Detyrim që kryeparlamentari Ruçi njoftoi se do të përmbushet shumë shpejt.

Kryeparlamentari u dha të drejtë dhe kritikave që Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca u bëri disa ministrive që nuk argumentojnë përgjigjet refuzuese ndaj kërkesave të këtij institucioni. Ballanca shprehu rezerva dhe për moslejimin e komisionerëve të saj në objektet e shpallura si karantina.

Por Ruçi u kujtoi institucioneve të pavarura edhe detyrimet e tyre, që në shumë raste nuk respektojnë afatet e dorëzimit të raporteve vjetore dhe nuk përmbushin rekomandimet e Kuvendit.

Tv Klan