Në një intervistë për programin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan ishte instruktori Edmond Stafa. Ai që nga momenti i izolimit ka ofruar online në Instagram mënyrat sesi mund të realizohen ushtrimet në kushte shtëpie,

Ushtrimet jo vetëm ndihmojnë për të mbajtur trupin në formë, por gjithashtu ndikojnë pozitvisht edhe në gjendjen psikologjike.

Edmond Stafa: Filimi ishte shumë i egër, mbyllja në shtëpi ishte e menjëhershme dhe ndikoi tek njerëzit direkt, se nuk ishin mësuar dhe thamë t’ja bënim edhe jetën pak më të këndshme në atë pasdite.  Por rezultoi shumë e sukseshme. Me thënë të drejtën nuk e kishim menduar që do kishte këtë sukses, kemi shumë ndjekës në kohën që ne bëjmë stërvitjen online.

Orinda Huta: Është një orë që ashtu sikurse bëhet në palestër bëhet edhe në live, por sigurisht e limituar në gjendje shtëpie. Si funksionon?

Edmond Stafa: Kisha mundësi ta bëja dhe në palestër, se e kam shumë afër, por ne të gjithë donim t’ju tregonim që ta bënim në shtëpi, se nuk është mirë të dalim. Me mjetet që kemi në shtëpi, që janë shishe, karrige, një divan, kolltuk. Sigurisht ka rëndësinë e asaj stërvitjes që mban trupin në formë, por e rëndësishmja është ajo gjendja psikologjike, se e ndryshon, ikën mbasditja pa e kuptuar./tvklan.al