Doganat shqiptare kanë nisur punën për të zhvilluar projektin e integrimit të tarifave me Bashkimin Europian. Kjo nismë do të shërbejë për të unifikuar kodet e bizneseve në doganë në kohën që Shqipëria me vendet e tjera europiane në momentin që do të pranohet si anëtare e BE-së.

Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Europian në Tiranë, tha se përveç punës në unifikimin e tarifave, Shqipëria duhet të punojë edhe për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit.

“Vendet që do të jenë anëtare në të ardhmen duhet të punojnë për të forcuar dhe kontrollin e kufijve, por dhe në kufij merr zhvillim më të madh ekonomia. Duhet edhe transparencë në administrimin publik, është një pikturë jashtë që e demonstron më së miri, aty ku uji është i errët nënkupton korrupsionin.”

Përtej kësaj tabloje, Drejtorja e Doganave tregoi punën që është bërë për të luftuar trafiqet dhe kontrabandën.

“Është përmirësuar kapaciteti teknik dhe operativ i Drejtorisë së Antikontrabandës në përputhje me Strategjinë e Doganës dhe planet e specifikuara duke siguruar prezencën e skuadrave të antikontrabandës në zonat me rrezikshmëri të lartë.”

Sistemi i ri i integrimit të tarifave me Bashkimin Europian do të implementohet gjatë 3 viteve, ndërsa projekti kushton 2.4 milionë euro.

Tv Klan