Angela Merkel është mirëkuptuese ndaj zhgënjimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut kur vjen puna tek integrimi në BE. Në konferencën për shtyp krah kryeministrit Edi Rama, Kancelarja gjermane tha se në momentin që vendet plotësuan kushtet e vendosura, BE duhet të mbante fjalën.

“BE, shtetet anëtare të BE do të duhej që nga njëra anë të thonë se cilat janë kriteret, kushtet për t’u përmbushur, për t’u bërë pjesë e BE apo për të nisur procesin e anëtarësimin dhe në rastin e Shqipërisë e kemi themi thënë qartësisht se çfarë duhet të ndryshojë në sistemin e drejtësisë apo sektorë të tjerë. Dhe në momentin që këto kushte plotësohen do të duhet që BE të mbante fjalën e vet dhe jo të nxirrte kushte të tjera, sepse për shkaqe po themi të politikës së brendshme në vende të caktuara, kjo sjell pastaj zhgënjim dhe unë kam mirëkuptim për zhgënjimin që rezulton së këtejmi”.

“Ata vetë shkojnë në rajon, shikojnë vendin, flasin me shoqërinë civile, etj, dhe më duhet të them që pikërisht në momentin që konstatohet që kushtet janë të përbushura duhet mbajtur fjala, sepse përndryshe kemi zhgënjim. Ne duhet të dimë t’i besojmë njëri-tjetrit”.

Kancelarja gjermane theksoi se si “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, besoj se i kanë mbushur kushtet e caktuara për të nisur negociatat e anëtarësimit. Për fat të keq, kjo nuk u realizua dot gjatë Presidencës së Këshillit nga Gjermania për shkak të vetës së Bullgarisë, por ne kemi premtuar gjithashtu që do të jemi pranë këtij procesi pasi në të është investuar vërtet shumë forcë dhe energji”.

“Përvoja që dikush mund të verë veton për të bllokuar procesin, është një përvojë që e kemi bërë disa herë, nuk është një specialistet që ka të bëjë vetëm me rastin e Shqipërisë apo RMV. Unë jam shpresëplotë dhe jemi përpjekur në këtë drejtim edhe në kontekstin e presidencës gjermane, të BE Pikërisht për të dhënë në një farë mënyrë mbështetjen tonë aktive në këtë drejtim. Kemi bërë një farë pune. Kemi pasur disa arritje në këtë drejtim. Sigurisht që RMV dhe Shqipëria kanë patur mbështetjen e të gjitha shteteve të BE, për të hapur negociatat, bëhet fjalë tani për konferencën e ndërqeveritare dhe mesiguri kanë mirëkuptim për të gjitha shenjat e padurimit që tregohen prej këtyre vendeve në këtë drejtim”, tha Merkel mes të tjerash.

Merkel: Bashkëpunimi rajonal, ide e pranuar nga BE. Zemra ime rreh për Ballkanin Perëndimor

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Kancelarja gjermane Angela Merkel përgëzoi Shqipërinë për përparimin e bërë viteve të fundit.

“I dashur Edi Rama dëshiroj t’ju falënderoj në rolin e kryeministrit që pjesën e parë të ditës mundëm të realizonim së bashku një vizitë bilaterale duke trajtuar gjithashtu dhe tema bilaterale. Marrëdhëniet me Shqipërinë janë mjaft të mira dhe ne mund ta zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë dhe këtë e kemi bërë të qartë në mënyrë të shumëfishtë. Uroj dhe përgëzoj Shqipërinë për të gjitha përpjekjet që ka marrë vitet e fundit për të ristrukturuar strukturën e vetë të drejtësisë, sikundër Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, besoj se i kanë mbushur kushtet e caktuara për të nisur negociatat e anëtarësimit. Për fat të keq, kjo nuk u realizua dot gjatë Presidencës së Këshillit nga Gjermania  për shkak të vetës së Bullgarisë, por ne kemi premtuar gjithashtu që do të jemi pranë këtij procesi pasi në të është investuar vërtet shumë forcë dhe energji”.

Ajo shprehu keqardhjen për mos hapjen e negociatave, por u shpreh se shpreson që kjo mund të realizohet gjatë presidencës sllovene.

“Në kuadër të drekës me të gjithë kryetarët e Ballkanit Perëndimor kam pasur kënqësinë që prej idesë së 2014-s për inicinim e një procesi prej tij, ka rezultuar shumë e suksesshme. Kryetarë të qeverive takohen në mënyrë të vazhdueshme dhe normale me njëri tjetrin. Së dyti i tërë bashkëpunimi, në të gjitha dimensionet është konsoliduar në mënyrë të vazhdueshmem, kemi folur po ashtu për projekte infrastrukturore në të cilët shihen rezutlatet e para”, tha Merkel.

Një temë tjetër rreth së cilës ata kanë folur ka qenë edhe bashkëpunimi rajonal.

“Përshëndes dhe përpjekjet e tregut të përbashkët rajonal. Sot ne kemi rënë dakord sa më shumë të bashkëpunopjnë në këtë. Procesi i Berlinit nuk është zëvendësues për anëtarësim në BE, negociatat do të zhvillohen për secilin prej vendeve, që kanë statuse të ndryshme. Në secilin prej këtyre shkallëve të ndryshme, por paralelisht mund të vijohet edhe bashkëpunimi rajonal. Kishte një diskutim konstruktiv, unë do të vijoj bisedat rajonale me shefet e qeverive të vendeve të rajonit. Më datën 6 tetor do të takohemi sërish, shpesoj që deri atë herë të kemi arritur progres. Fakti që unë jam e bindur që Gjermania ka një interes të vetin në anëtaresimin e këtyre vendeve në BE, por sigurisht është diçka tjetër procesi i bashkëpunimit në nivel rajonal, një ide që është pranuar nga BE. Nëse ju takoheni, kjo është e drejta juaj. Zemra ime rreh për këtë rajon edhe përse nuk do kem mundësi të vesh të njëjtën detyre. Ndosha do me ngacmojë, dielli të vij”, tha Merkel./tvklan.al