Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër në një takim me të rinjt atje ku po prezanton skuadrën e re për Shqipërinë në BE 2030.
Gjatë fjalës së tij para të rinjve, Kryeministri u ndal tek integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian ku theksoi se tashmë mundësia që ne të bëhemi pjesë e BE është reale dhe konkrete.
Rama thotë se duhet të shfrytëzojmë këtë moment, pasi BE dëshiron të zgjerohet duke kujtuar kështu vendimin e tyre para 7 vitesh ku nuk kërkonin anëtarë të rinj për një periudhë ta pacaktuar.
“Arsyeja pse ndryshe nga herët e tjera ne kemi zgjedhur të bëjmë takime me pjesën më të re të elektoratit është se në 11 Maj ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme ka diçka shumë të rëndësishme me pjesën më të re të elektoratit që nuk lidhet me sa do marrë një parti apo një tjetër. Por në 11 Maj ne të gjithë jemi thirrur të marrim një vendim të qartë për t’i dhënë një mbështetje procesit të anëtarësimit. Kjo do të thotë se ndryshe nga herët e tjera, BE na ka thënë që vendi juaj është këtu me ne, perspektiva juaj është drejt nesh. Sot BE është i gatshëm që realisht të na bëjë pjesë të vetes dhe sot për herë të parë mundësia që ne të bëhemi pjesë e BE është reale dhe konkrete. Për ta realizuar këtë kemi rënë dakord me KE që të gjitha negociatat t’i mbyllim brenda vitit 2027. Keni parasysh që ne sot së bashku me Malin e Zi jemi dy vendet me shanset më të mëdha për anëtarësim. Kjo është për ata që thonë që tre mandate nuk hym në BE dhe tani vjen Edi Rama dhe kërkon mandatin e katërt. Arsyeja pse Mali i Zi negocion prej vitit 2012 ndërsa ne prej vitit të shkuar dhe ne na jepet mundësia për të mbyllur negociatat brenda dy vitesh është se në këtë moment janë përputhur edhe endrra dhe ambicia jonë, por edhe dëshira e tyre.
Me këmbëngulje është të zgjerohet dhe të kompaktësojë të gjithë perimetrin e kontinentit dhe dy kandidatët më të mundshëm jemi ne dhe Mali i Zi. Pyetja që mund të bëhet është, ‘po mir ç’lidhje ka kjo me kush fiton këtu’. Ne do të hyjmë, do të mbyllim negociatat njëherë, vetëm nëse ne do të jemi të suksesshëm me negociatat. Janë qindra mijëra faqe ligje, nene, rregulla dhe për këtë arsye janë 1000 vetë që çdo ditë shkojnë në zyrë dhe merren me këtë punë dhe është e rëndësishme që puna e këtyre njerëzve të vazhdojë e palëkundur nga çfarëdoqoft dhe lëre më nga një palë zgjedhje që mund të mos jetë mjaftueshëm një rezultat kuptimplotë për ata që janë anëtarë të BE.
Unë besoj që kështu do të ndodhë, por ama nga ana tjetër ne duhet të jemi shumë të qartë për të gjitha psetë e rëndësisë së 11 Majit. Kjo është një mundësi e krijuar sot, për këtë fazë. Ka pasur një moment para 6-7 vitesh që thanë ne nuk do të zgjerohemi dhe nuk duam anëtarë të rinj për një periudhë të pacaktuar. Kjo mund të ndodhë prapë dhe nëse ndodh prap, ne mbetemi jashtë”, shprehet Rama./tvklan.al