Integrimi, Rama: I kemi plotësuar kushtet, BE nuk ka mbajtur fjalën




Integrimi, Rama: I kemi plotësuar kushtet, BE nuk ka mbajtur fjalën

10:51 05/06/2021

“Shumë fjalë, por asgjë nuk ndodh. Nëse BE nuk do që ta afrojë Ballkanin Perëndimor të thotë pse po e bllokohen integrimin”

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gjermanen Bild ku është shprehur në lidhje me integrimin e Shqipërisë. Ai u shpreh se vendi jonë, por edhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet, por se Bashkimi Europian ka dështuar që të mbajë fjalën.

Sipas Ramës, vendet kanë implementur reforma të rëndësishme, ndërsa nisja zyrtare e negociatave është mohuar për shkak të politikës së brendshme të disa vendeve anëtare.

Ndër të tjera kreu i qeverisë thotë se ndihet sikur është historinë “Në pritje të Godosë”, pasi ka vetëm bisedime dhe në fund nuk ndodh asgjë.  

Edi Rama: Është ambicia prej shumë kohësh e vendeve tona si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që të futen në Bashkimin Europian dhe në këtë mënyrë t’i përfshijmë qytetarët tonë që të përfitojnë nga një treg i lirë dhe të marrin pjesë në këtë demokraci të jashtëzakonshme. Por më lini të bëj të qartë diçka. Si kryeministër i Shqipërisë, unë e kuptoj plotësisht se nuk jemi gati që të futemi në BE sot, po ashtu as Maqedonia e Veriut apo dhe pjesa e mbetur e Ballkanit Perëndimor. Janë shumë kushte që duhen plotësuar në mënyrë që të bëhemi anëtarë. Por dy vendet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar të gjitha dhe më shumë se duhet nga kushtet e nevojshme për të nisur me të vërtetë procesin e negociatave me Brukselin. Ky fillim i negociatave u vendos vetë nga Këshilli i BE-së në 2018-ën.

Por përpjekjet e popujve tanë nuk janë shpërblyer. Më e pakta që meritojmë tani është përgjigja ndaj pyetjes sonë “Pse”? Kur Komisioni Europian i kërkoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të implementojnë disa reforma që të nisin negociatat ne i bëmë. Disa prej tyre, siç është reforma në drejtësi në Shqipëri, janë të paprecedenta për një vend që nuk ka hyrë ende në procesin e negociatave. Por bëmë progres, dhe KE e njeh angazhimin tonë të plotë dhe arritjet e jashtëzakonshme në disa raste. Sidoqoftë përpara nisjen zyrtare të negociatave, disa shtete anëtare vendosën që negociatat me Shqipërinë do të ishte një vendim jopopullor me disa pjesë të elektoratit të tyre të brendshëm. Kështu që ata e shtynë fillimin formal të negociatave. Kur erdhi puna për justifikimin e vendimit, ata thanë se Ju nuk keni një problem. Në vend të kësaj u tha se Ne kemi disa probleme.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë më shumë se disa probleme. Është kjo arsye se pse ne duam që të përshpejtojmë procesin e integrimit në Europë në mënyrë që të marrim mjetet e nevojshme për të zgjidhur këto probleme. Të jemi të qartë. Nuk po kërkojmë që të bëhemi anëtarë të BE-së nesër dhe as pasnesër. Shqetësimi ynë i vetëm është që të marrim ndihmën e nevojshme nga BE në mënyrë që të rritemi për t’u bërë anëtare. Kur krerët e shteteve të europiane vendosën që të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut ata morën rrugën e “detyrës”. Por pasi keni dështuar që ta mbani fjalën disa herë, duhet që të përballeni me të “vërtetën” dhe t’i përgjigjeni disa pyetjeve të rëndësishme.

Pyetja e parë: Ishte arsyeja e vërtetë e dështimit të nisjes së negociatave për shkak të zgjatjes së reformave tona (pasi KE gjeti se është bërë progres i mjaftueshëm)? Apo ishte mungesa e vullnetit të disa qeverive për të zgjedhur një kurs që do të ishte jo popullor për disa votues?

Një përgjigje e vërtetë e kësaj pyetje është jetike pasi cinizmi politik paraqet të njëjtin kërcënim për rajonin tonë si pandemia e COVID-19. Partia ime mundi që të fitojë në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri pavarësisht vonesave në procesin e integrimit. Ne jemi legjitimuar nga shumica e popullit për të nisur negociatat. Vendi ynë qëndron politikisht i ndarë. Premtimet e thyera të BE-së veçse e rrisin këtë përçarje. Është e vetëkuptueshme se vetëm nisja e procesit të integrimit na mundëson krijimin e bazës së nevojshme për arritjen e konsensusit politik që është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë.

Pyetja e dytë: Sa nga shtetet anëtare aktuale plotësuan të njëjtat kushte kur u futën në BE siç po pret Brukseli sot për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

Kam prirjen të mendoj se pengesat për anëtarët e ardhshëm të BE janë bërë më të larta. Por nuk duket i balancuar duke bërë rifillimin e negociatave më të vështirë seç ishte në fund të vendit që u anëtarësua më parë.

Pyetja e tretë: A e kanë të drejtën morale disa politikanë europianë që të shkaktojnë mosmarrëveshje përçarëse në vendet e Ballkanit Perëndimor?

Dhe të këmbëngulësh që krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor duhet të rrezikojnë të gjithë karrierën e tyre në procesin e integrimit evropian, por anasjelltas, vetë këta krerë shtetesh të BE nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga komoditeti i tyre politik. Përgjigjen për këtë pyetje ia lë lexuesit.

Nëse BE nuk do që ta afrojë Ballkanin Perëndimor më afër Brukselit atëherë duhet të paktën të përgatitet që të thuhet historia se pse rruga e negociatave po bllokohet gjithandej. Kjo çështje është e një rëndësie shumë të madhe për një vend si i yni, si një motiv përmes të cilit jeta imiton artin. Ndihem sikur po jetoj në dramën e Samuel Becket, “Në pritje të Godosë”, ka shumë fjalë, por asgjë nuk ndodh në fund. Dhe si personazhet kryesore të Beckett, duke pasur parasysh këtë absurd të vërtetë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç të shkojmë përpara. Sepse Evropa është feja jonë. Dhe asgjë nuk do të ndryshojë, sepse kjo është rruga e fatit tonë./tvklan.al





Të ngjashme