Komisioneri për Zgjerim: Të nisë shqyrtimi i kapitujve të parë

Shqipëria është vlerësuar maksimalisht për progresin e bërë në rrugën drejt integrimit, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Vlerësimet u shprehën nga Komisioneri për Zgjerim nga Oliver Varhelyi.

Komisioneri Varhley tha se nuk ka pasur diskutime për çështjen “Beleri”, por më herët zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano i dha një përgjigje të qartë dhe të prerë Greqisë për çështjen e Fredi Belerit, ku Athina kërcënon me pengimin e rrugëtimit të Shqipërisë në union.

Më herët, edhe kancelari gjerman Olaf Scholz e cilësoi si të papranueshëm pretendimin e Greqisë për të penguar rrugën e integrimit të Shqipërisë për çështjen “Beleri”.

Klan News