Zgjedhjet test për negociatat

Ministrja Olta Xhaçka konfirmoi nga foltorja e kuvendit se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet ndërsa tani radhën e ka BE të vendosë për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare.

Brenda vetë BE, ka një ndërgjegjësim që refuzimi ose shtyrja për herë të disatë i mbledhjes ndërqeveritare, në një kohë kur qartazi Shqipëria i ka plotësuar të 15 kushtet, do të rrezikonte seriozisht vetë kredibilitetin e BE.”

Për herë të parë Xhaçka i citoi si kusht për vendimarrjen e BE-së zhvillimin e zgjedhjeve zgjedhjet e 25 Prillit si të lira e të ndershme, të qeta e të gjithëpranuara.

“Zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, të qeta e të gjithëpranuara është çelësi që do të hapë derën e integrimit. Dhe kjo është një çështje që kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve politikë, pasi jemi të gjithë dëshmitarë të sjelljeve shpesh aspak demokratike gjatë viteve të fundit, ku shpesh axhendat e ngushta politike, të nxitura herë nga lufta për pushtet e herë nga frika nga reforma në drejtësi, janë vënë përpara interesave të vendit.”

Deputeti Ralf Gjoni e ka cilësuar si fabul, apo përrallë integrimin e vendit drejt BE-së, ndërkohë që sulmoi edhe ambasadorin britanik që flet për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se ata që duan të vijnë në pushtet nuk janë opozita e lindur, por qeveria e vdekur që do të ngjallet.

Ndërsa, kryetarja e këshillit të integrimit Rudina Hajdari ka hedhur akuzur kryeministrin Edi Rama dhe liderin e PD, Lulzim Basha, se kanë pëlqim për modelet turke dhe ruse të qeverisjes.

Klan News