Integriteti i Policisë së Shtetit, Veliu: Parandalojmë korrupsionin tek uniformat blu

Integriteti i Policisë së Shtetit, Veliu: Parandalojmë korrupsionin tek uniformat blu

11:06 09/10/2019

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu thotë se është e rëndësishme që të parandalohet korrupsioni në radhët e uniformave blu. Duke folur në konferencën “Qasje moderne për përmirësimin e integritetit në Policinë e Shtetit”, Veliu theksoi se për këtë fenomen ekziston një strukturë e posaçme në Drejtorinë e Standardeve Profesionale.

“Policia e Shtetit i ka kushtuar vëmendje parandalimit të korrupsionit në radhët e saj dhe për këtë ka një strukturë të posaçme Drejtorinë e Standardeve Profesionale, me qëllim krijimin e standardeve profesionale të etikës, menaxhimit, administrimit dhe llogaridhënies në të gjithë institucionin. Është thelbësore ndërtimi i mekanizmave që mund të shmangin, zbulojnë dhe ndëshkojnë korrupsionin, si dhe të mbështesin një kulturë integriteti. Në këtë këndvështrim, një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet parandalimit të mjeteve dhe mekanizmave të korrupsionit, sepse objektivi kryesor i politikave kundër korrupsionit edhe brenda organizatave të zbatimit të ligjit, është përpjekja për të “shmangur” praktikat e korrupsionit para se ato të ndodhin”.

Në bashkëpunim edhe me PAMECA V, Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kryen një studim për të zbuluar problematikat që lidhen me korrupsionin brenda radhëve të policisë.

“Përgatitja e një dokumenti konkret, përkatësisht analiza e riskut dhe matrica e rreziqeve të korrupsionit, sipas metodave e standardeve bashkëkohore, të cilat përveç se janë parashtruar në raportin paraprak do të konkretizohen e zhvillohen më tej në trajnimin dy ditor të planifikuar, do të jetë një udhërrëfyes dhe shpresojmë të shërbejë si indikator për të matur nivelin e korrupsionit/integritetit në organizatën e Policisë së Shtetit”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT