Jeta e njerëzimit po afrohet me fantashkencën gjithnjë e më tepër. Pas shpërthimit të IA, tashmë një tjetër prblematikë po haset gjithnjë e më shpesh, pasi jo kushdo arrin të ketë një marrëdhënie të ekuilibruar me teknologjinë.

Shumëkush e trajton si mik të besuar, si psikolog në të tjera raste, por ka dhe nga ata që nuk frenojnë dot emocionet dhe dashurohen pas saj, si në filmin ikonik të shumë viteve më parë të regjizorit Spike Jonze, Her.

Psikologët lëshojnë alarmin duke theksuar se IA imiton komunikimin human, dhe prej këtej po zgjerohen shumë skenaret me marrëdhënie sentimentale mes njerëzve dhe makinave, shpesh me efekte shkatërruese, sikurse dy raste vetëvrasjesh të ndodhura si pasojë e ndërveprimeve të kësaj natyre.

Del e nevojshme për shoqërinë njerëzore trajtimi i këtij fenomeni të ri, që është vërtetë i rëndë, pasi jemi dhe të papërgatitur për t’i bërë ballë. Problem u shfaq në raste specifike dhe autorët e raportit, psikologe të Universitetit të Missouri, shprehen se ende nuk dimë sesa ky fenomen mund të përhapet, pasi personat në mënyrë të pavetëdijshme mund të transferojnë pritshmëritë e tyre romantike, sociale dhe mbështetëse tek teknologjia, tek Inteligjenca artificiale.

Një tjetër dinamikë e rrezikshme për njeriun në ndërveprimin me teknologjinë e zgjuar, është edhe manipulimi, shfrytëzimi, mashtrimi që sjell ky lloj ndërveprimi.

Klan News